×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rekord javor i rasteve me Covid-19 në nivel global

    Insajderi
    22 September 2020 - 13:49

    Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se gjatë javës së kaluar u shënuan më së shumti raste të koronavirusit në nivel global, ndërsa numri i vdekjeve nga Covid-19 në Evropë u rrit për 27 për qind.

    Sipas kësaj organizate, gjatë javës së kaluar u regjistruan gati dy milionë raste të reja të personave të infektuar, shifër që paraqet rritje prej 6 për qind në krahasim me javën e kaluar. Rritja e numrit të rasteve të konfirmuara mund të ketë ardhur pjesërisht edhe nga shtimi i testimeve në mbarë botën.

    Rritja e fundit e infektimeve, që i ka detyruar disa shtete evropiane të marrin masa të reja kufizuese, erdhi pavarësisht rënies së numrit javor të viktimave të pandemisë, shkruan The Guardian.

    Ndonëse numri javor i viktimave në nivel botëror javën e kaluar shënoi rënie, e njëjta nuk ndodhi në Evropë, ku u shënua rritje e shifrës së viktimave të pandemisë për 27 për qind me më shumë se 4,000 raste fatale.

    Në Evropë, Franca, Rusia, Spanja dhe Britania e shënuan numrin më të madh javor të infektimeve, ndërsa Hungaria dhe Danimarka shtimin më të madh të rasteve fatale./Insajderi.org

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark