×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Grenell: Donald dhe Ivanka Trump shprehin dëshirën për të vizituar Serbinë

    Insajderi
    22 September 2020 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po qëndron për vizitë në Serbi.

    Ai pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq, ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shprehur dëshirën për të vizituar Serbinë.

    “Ai është i vendosur të vijë … Unë nuk kam data, por ai shprehu dëshirën e tij për të ardhur. Ai (Donald) dhe Ivanka (Trump) kanë shprehur dëshirën për të ardhur në Beograd,” tha Grenell.

    Pas vizitës së djeshme në Prishtinë, ku u nënshkrua një marrëveshje tjetër e re Kosovë-SHBA, sot delegacioni i qeverisë amerikane, pjesë e së cilës është edhe Grenell, po qëndron për një vizitë në Serbi.

    Vizita e delegacionit amerikan në rajon vjen pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik. Përveç Kosovës, Greqisë dhe Serbisë, delegacioni do të vizitojë edhe Izraelin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark