×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OBSh: Rekord javor infeksionesh me Covid-19, por më pak vdekje

    Insajderi
    22 September 2020 - 14:43

    Një numër rekord prej dy milionë rastesh të reja me Covid-19 janë regjistruar nga 14 deri në 20 shtator (+ 5% krahasuar me javën e mëparshme), por numri i vdekjeve ra me 10%, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Me përjashtim të Afrikës, në të gjitha kontinentet është regjistruar një rritje e rasteve.

    Deri më tani, në botë ato janë regjistruar mbi 30,6 milionë raste dhe 950 000 vdekje.

    “Kjo është rritja më e madhja javore që kur filloi epidemia”, raportoi OBSH në buletinin e tij

    Shifrat e organizatës bazohen në të dhënat zyrtare të vendeve të ndryshme, të cilat megjithatë në shumë raste rrezikojnë të jenë jo të plota, raporton ATSh.

    Sipas OBSH-së, ka rritje më të fortë të viktimave në Europë (+ 27% në javën e kaluar), ndërsa kontinenti amerikan ka përparësinë e rasteve të reja (+ 38%), por regjistron një rënie të ndjeshme të vdekjeve, -22%.

    Në Afrikë, epidemia vazhdon të ngadalësohet me -12% të raste të reja, dhe -16% të vdekjeve krahasuar me javën e mëparshme.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark