×
  • Lajme
  • Lajme

    Të burgosurit në Smrekonicë kanë filluar punën në autoservisin e kësaj qendre

    Insajderi
    22 September 2020 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, , të burgosurit e Qendrës Korrektuese Smrekonicë, të mbështetur nga organizata joqeveritare Help Kosovo kanë filluar punën në Autoservisin e kësaj qendre.

    Të burgosurit e QKS-së, përveç se kanë aktivitete të shumta, zhvillojnë edhe aktivitete me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës kohë më parë ka pranuar donacion nga organizata joqeveritare “Help Kosovo” të gjitha pajisjet e Autoservisit.

    Ky është vetëm njeri nga donacionet e “Help Kosovo”, i cili i dedikohet aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese.

    Përmes këtij donacioni, në QKS do të angazhohen në punë rreth dhjetë të burgosur, e që gradualisht synohet edhe në rritjen e aktiviteteve brenda qendrës, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes këtij projekti, përveçse synon rehabilitimin edhe risocializimin e personave të burgosur, synon në uljen e shpenzimeve ekonomike në mirëmbajtjen, servisimin dhe pastrimin e veturave të SHKK-së.

    Gjatë kryerjes së punës, të burgosurit monitorohen dhe mbështeten nga automekanikët e qendrës, të cilët njëherit janë edhe përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në Autoservisin e QKS-së.

    Shërbimi Korrektues i Kosovë çdoherë mbetet i përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin me “Help Kosovo” për projekte të tilla edhe në të ardhmen, e po ashtu dhe me të gjithë donatorët tjerë./Insajderi.org

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark