×
  • Lajme
  • Lajme

    Vihen sërish në pranga tre kosovarët që tronditën vendin me grabitjet e armatosura

    Insajderi
    24 September 2020 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtarët e grupit të rrezikshëm për grabitje të armatosura, Leutrim Latifi, Kastriot Shala dhe Ridvan Ademi janë arrestuar sërish nga Policia e Kosovës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, derisa ka theksuar se kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit.

    Tre kosovarët, që po cilëson si grup i rrezikshëm janë arrestuar në mbrëmjen e të enjtes.

    “Sot rreth orës 09:00 nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është zbatuar një aktvendim i Gjykatës së Apelit, ku janë arrestuar tre persona, ndaj të cilëve janë marrë të gjitha veprimet konform akvendimit”, ka deklaruar për zëdhënësja Ahmeti.

    Gazeta Insajderi ka raportuar se treshja problematike ishin liruar me procedure të rregullt nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Kastriot Shala, Leutrim Latifi bashkë edhe me Ridvan Ademin kërkoheshin nga policia që nga tetori i vitit 2018 për disa raste të grabitjeve. Ata madje ishin shpallur nga Policia e Kosovës, si persona shumë të rrezikshëm.

    Theksojmë se lirimi i këtij grupi është parë me shqetësim të madh nga një numër i qytetarëve dhe i njohësve të sigurisë.

    Lexo edhe:

    Përfundojnë në pranga – Historia e 3 kosovarëve që talleshin me Policinë e Kosovës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark