×
  • Lajme
  • Lajme

    Duriqi: Personat që kanë bashkëpunim me Serbinë i kanë sjellë dosjet

    Insajderi
    24 September 2020 - 20:14

    Autori i emisionit Indoks, Visar Duriqi, ka thënë se arsyeja e arrestimit të ish-eprorit të UÇK-së, si i arrestuar i parë nga Gjykata Speciale, është rrjedhja e dosjeve nga Gjykata Speciale, përmes Serbisë, shkruan Insajderi.

    Duriqi, në Kanal 10, ka thënë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Tribunalin e Hagës, teksa ka theksuar që disa njerëz përmes Serbisë, i kanë sjellë në Kosovë këto dosje.

    “Për shkak të rrjedhjes së dokumenteve ka ndodhë kjo, njëjtë ka ndodhë edhe me Tribunalin e Hagës, që nëpërmjet Serbisë kanë rrjedhë dokumentet. Njerëzit të cilët përmes Serbisë kanë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale, kanë arritë me i siguruar dokumentet dhe tash po i sjellin në Kosovë. Ata janë njerëz që kanë bashkëpunim me Serbinë”, ka theksuar Duriqi.

    Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit,  i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është i arrestuari i parë i Speciales.

    Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, nga Eulexi./ Insajderi.org

    LEXO EDHE:

    Kush është Salih Mustafa, i arrestuari i parë nga Specialja

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark