×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha e pranon se nuk është ekspert i fushës kibernetike, por sheh diçka të mirë nga emërimi i tij

    Insajderi
    24 September 2020 - 21:44

    Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka thënë  se emërimi i tij në pozitën e re megjithatë e kishte një të mirë për vendin.

    Ai e pranon se nuk është ekspert i fushës por që është bërë reklamë e mirë për fushën.

    “Dikush ka dashur të më diskreditoj për lojëra politike. Mirëpo është bërë reklamë e mirë për sigurinë kibernetike. Edhe po të donin mediet nuk do të bëhej kaq e madhe”, thotë ai në T7.

    “Nuk jam ekspert. Por e pranoj dhe qytetarët duhet të dinë se për sigurinë kibernetike punojnë njerëzit më të ditur dhe të aftë, patriotët e ditëve të sotme. Puna që bëhet aty në ditët e sotme është shumë e vlefshme”, shton Berisha.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark