×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj i LDK-së: VV s’e përfaqëson vullnetin e përgjithshëm popullorë, ka vetëm 11.27 për qind

    Insajderi
    27 September 2020 - 07:45

    Bajram Gecaj, shef i kabinetit të minisrit të Punëve të Brenshme, Agim Veliu, ka thënë se Lëvizja Vetëvbendosje nuk e përfaqëson vullnetin e përgjithshëm popullorë, sikurse është duke u thirrur.

    Sipas tij, partia e Albin Kurtit, ka vetëm 11.27 për qind, totali i votuesve të regjistruar në Kosovë, e që është 1 milionë e 961 mijë votues, prandaj, nuk e përfaqëson popullin, por vetëm elektoratin e saj.

    “11.27 % nuk përfaqëson popullin!. Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë 1.961.213. Nga ky trup, LVV ka marrë 221,001 vota. Kjo i bie 11.27 % të tërë trupit votues, e që marrë parasysh edhe qytetarët e moshës nën-18-vjeçare, LVV përfaqëson më pak se 10 % të vullnetit të përgjithshëm popullorë”, ka thënë Gecaj përmes njën shkrimi në rrjetin social Facebook.

    Sipas tij, nëse dikush dëshiron të thirret në emër të popullit, atëherë duhet të mësohet të bashkëpunojë për interesa të popullit.

    “Prandaj, në konstelacion ekzistues të forcave politike, asnjëra parti politike nuk ka të drejtë të thirret në emrin e popullit, por vetëm të elektoratit të tyre. Nëse doni të thirreni në emrin e popullit, duhet të mësoni leksionin bazë të demokracisë, atë të bashkëpunimit në emër dhe për interes të popullit”, ka theksuar Gecaj.

    Këshlltari i Veliut, thotë se do të ishte mirë që organizatat ndërkombëtare të cilat merren me partitë politike t’ua mbajnë një trajnim edukues LVV-së në lidhje me zgjedhjet dhe përfaqësimin. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark