×
  • Lajme
  • Lajme

    U dhunua për dy muaj nga një i rritur, e mitura nga Gjilani raporton rastin në Polici

    Insajderi
    27 September 2020 - 07:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vajzë e mitur nga Gjilani ka raportuar në polici se është dhunuar nga një i dyshuar i moshës madhore.

    E mitura ka raportuar se rasti kishte ndodhur gjatë muajve janar dhe shkurt, ndërkaq rastin në polici e ka paraqitur e shoqëruar nga nëna e saj.

    “Viktima femër e mitur në shoqërim me nënën e saj femër kosovare kanë raportuar se në muajt e cekur të këtij viti është dhunuar nga i dyshuari mashkull madhor kosovar”,  bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “ Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton policia./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark