×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri serb i Financave flet për Mini-Schengenin: Me rëndësi që Kosova pranoi të jetë pjesë e kësaj nisme

    Insajderi
    27 September 2020 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri serb i Financave, Sinisha Mali ka deklaruar se Mini-Schengeni së shpejti do të bëhet realitet i Ballkanit Perërdimor.

    Njëkohësisht, ai ka thënë se dobia kryesore e Marrëveshjes së Washingtonit është integrimi i shpejt në tregtinë botërore dhe zhvillimi ekonomik i tërë rajonit.

    “E kemi nxjerrë maksimumin e mundur, posaçërisht rreth çështjeve të rëndësishme për standardin jetësor të qytetarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor. Eksporti në rajon është rritur dukshëm vitet e fundit, por ekonomitë e rajonit vazhdojnë të jenë të integruara dobët në tregtinë botërore”, ka thënë Mali në intervistën për gazetën sarajevase, “Dnevni Avaz”.

    Ai ka theksuar se normalizimi ekonomik i raporteve mes Kosovës dhe Beogradit do t’i kontribuojë edhe shteteve të rajonit. Ndërkohë për Mini-Shengenin, të cilën e ka quajtur “mbase edhe pikën më të rëndësishme të marrëveshjes, me rëndësi është që Prishtina pranoi të jetë pjesë e kësaj nisme”,ka thënë ai.

    Në pyetjen e gazetës sarajevase nëse beson që Mini-Schengeni do të bëhet ndonjëherë realitet i Ballkanit, Mali është përgjigjur se e beson absolutisht një gjë të tillë.

    “Po, absolutisht besoj se ai së shpejti, në njërën apo tjetrën mënyrë do të bëhet realitet i Ballkanit Perëndimor, madje në të ardhmen e afërt”, ka thënë ai. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark