×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkolla “Faik Konica” vazhdon mësimin online, 4 mësimdhënës me Covid-19

    Insajderi
    27 September 2020 - 08:58

    Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë do të mbyllet për dy javë, pasi që katër mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

    Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zmeja, i cili ka thënë se me rekomadimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kjo shkollë do të kalojë nga skenari “A” në atë “C”, që është mësimi online.

    “Nga dita e parë e fillimit të Vitit të Ri shkollor, kemi bërë thirrje për kujdes të shtuar, respektim të masave anti covid por edhe vigjilencë në shkolla. Me gjithë përgatitjet në bazë të rekomandimeve, situata ka ndryshuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë”.

    “Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19. Prandaj, IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën “Faik Konica”, nga skenari “A”, të kaloj në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë”, ka thënë Zemaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

    Për t’u rikthyer nxënësit në këtë shkollë, Zemaj ka thënë se pas dy jave do të bëhet monitorimi i gjendjes nga IKShPK-ja dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë.

    “IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A”. Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër, Kërkoj të respektoni masat anti covid, të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë, të mos përsëriten rastet e tilla”, ka theksuar Zemaj. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark