×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti dhe VV e duan Gjykatën Speciale”

    Insajderi
    27 September 2020 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se i janë gëzuar themelimit të Gjykatës Speciale dhe se rrejshëm kanë dal kundër saj.

    Madje, Gjoshi thotë se Kurti dhe shumë bashkëpartiak të tij që kanë lidhje të dyshimta familjare me ish pushtetin kriminal të Sërbisë, e shohin Specialen si hakmarrje ndaj njerëzve që guxuan të qohen kundër Serbisë.

    “Albin K. dhe Vetëvendosje e duan Gjykatën Speciale. Albin K. dhe Vetëvendosje i janë gëzuar Gjykatës Speciale në ditën kur është votuar ajo. Ai dhe pjesa më e madhe e partisë së tij e shohin Gjykatën Speciale si një mundësi për të bërë spastrime politike në Kosovë. Më saktësisht, Albin K. dhe shumë në Vetëvendosje me lidhje të dyshimta familjare me ish pushtetin kriminal të Serbisë që sot kanë gjetë strehë në këtë parti – e shohin Gjykatën Speciale si një hakmarrje kundër këtyre njerëzve që patën guximin të çohen kundër Serbisë dhe të luftojnë për liri”, ka shkruar Gjoshi në rrjetin social Facebook.

    Gjoshi thotë se ka plotë argumente mbi të cilat i mbështetë këto qëndrime. Thotë se mjafton të shohin linjën e mendimit të tij për ta kuptuar se sa i pafytyrë është sa herë që flet për këtë temë.

    “Viti 2015. Albin K. dhe Vetëvendosje kanë qenë rrejshëm kundër votimit të Gjykatës Speciale. Ai vetëm është shtihuar se nuk duhet të votohet kjo gjykatë sepse e ka ditur se votat për themelimin e saj do të bëhen sepse Kosova ka pasur dy mundësi – ta themelojë vetë këtë gjykatë ose këtë ta bëjë Rusia dhe Kina përmes Këshillit të Sigurimit”.

    “Viti 2017. Albin K. nga paraburgimi në Lipjan i kishte telefonuar partisë së tij dhe e kishte urdhëruar që të mos e votonte shpërbërjen e Gjykatës Speciale ani pse grupi parlamentar i Vetëvendosjes kishte premtuar se do ta mbështesë iniciativën e disa deputetëve për ta rrëzuar këtë gjykatë”.

    “Viti 2020. Kur u bë kryeministër gazetarët nuk ia harruan qëndrimet kundër Gjykatës Speciale dhe kur e pyetën se çka mendon për përpjekjet për zhbërjen e saj ai u përgjigj se >nuk mund të zhbëhet Gjykata Speciale përderisa është obligim kushtetues i yni<”, ka shkruar Gjoshi.

    Zyrtari i PDK-së, shton se mjafton të lexohet me vëmendje kjo linjë e qëndrimeve të tij për ta kuptuar se deklaratat e Albin K. janë vetëm shtihime të një urryesi të madh të UÇK-së i cili po i fërkon duartë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark