×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka më Republikë e Kosovës” – tri vendimet e Kurtit për reciprocitetin që i shfuqizoi Hoti

    Insajderi
    06 June 2020 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka shfuqizuar tri vendime të ish- qeverisë të udhëhequr nga  Albin Kurti.

    “Propozoj të shfuqizohen këto vendime si  në vijim vendimi Nr. 01/14 i datës 20 mars 2020, vendimi i Qeverisë Nr. 01/20 i datës 31 mars 2020 dhe vendimi i Qeverisë Nr.  01/ 37 i datës 30 maj 2020 për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr. 01/20 të datës 31 mars 2020 “, ka thënë Hoti në mbledhjen e Qeverisë, shkruan Insajderi.org

    Këto vendime kanë të bëjnë me masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

    Vendimi i datës 20 mars kishte të bënte me zbatimin gradual të reciprocitetit.

    Vendimi i datës 31 mars kishte të bënte me zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën.

    Kurse, vendimi i datës 30 maj ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zbatimin gradual të reciprocitetit.

    Ish-kryeministri, Kurti pasi kishte marrë këtë vendim kishte thënë se në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, emërtimet e përdorura në dokumentet si në vijim duhet të jenë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi.

    “Së pari, certifikata fitosanitare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore me prejardhje bimore dhe jo shtazore që i nënshtrohen kontrollit fitosanitar në kufi dhe së dyti certifikata veterinare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe jo ushqimore me prejardhje shtazore që i nënshtrohen kontrollit veterinar në kufi”, kishte deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

    Kurti, kishte thënë se këtë vendim detyrohen ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale si dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

    Ndërsa, vendimi i datës 30 maj ka të bëjë me ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

    “Sipas plotësimeve dhe ndryshimeve të këtij vendimi, në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, ishin ndaluar dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutëe Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikëe Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, thuhej në vendimin e Qeverisë.

    E, më këtë vendim të marrë nga Qeveria e kaluar  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohej të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorëekonomik nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikëe Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.

    Kundër këtij vendimi kanë votuar ministrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark