×
Green

Kjo është pozita më e preferuar e gjumit

Insajderi
16 June 2020 - 09:13

Një studim i ri tregon që pozita e gjumit mund të tregojë shumë në lidhje me ju, moshën tuaj, shëndetin dhe nivelin e edukimit.

Studimet nga BSC gjetën që ata që përfunduan shkollimin e lartë apo edhe më shumë kishin më shumë mundësi të flinin në pozitën e fetusit, transmeton lajmi.net.

Diferenca në grupmosha ndikon edhe në pozicionin e gjumit. Pozita e gjumit është e rëndësishme për rehatin tuaj dhe gjithashtu studimet tregojnë që pozita e gjumit ndikon në kualitetin e gjumit.

Pozita jonë e gjumit tregon shumë për ne, shkruan alternative medicine. Studimet kanë gjetur ata që kane pozitën e gjumit të drejtë janë më të shëndetshëm.

Shikoni se çfarë thonë pozitat e gjumit për ju:

Ata që flenë në shpinë: Nëse flini në shpinë, do të ndieni më pak dhimbje shpine dhe një gjumë më të rehatshëm.

Ata që flenë në stomak: Nëse flini në bark mund të ketë mundësi më të mëdha për dhimbje të shpinës dhe të qafës.

Ata që flenë anash: Pozita anash e gjumit është ndër më të zakonshmet dhe më të përshtatshmet për të gjithë./Insajderi.org

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark