×
  • LifeStyle
  • Green

    Truqe të vogla të mjeshtërve të mëdhenj të grimit: Bëni që buzëkuqi të mbetet në buzë gjithë ditën!

    Insajderi
    24 June 2020 - 06:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me këtë truk më nuk do të keni telashe

    Me siguri ju është e njohur situata që buzëkuqi fshihet nga buzët pas gjysmë ore sikur të mos kishte qenë fare aty.

    Buzët e grimuara duken shumë bukur, mirëpo problemi është që ende nuk ekziston buzëkuq i cili është mjaftueshëm i qëndrueshëm dhe i përballon çdo gjëje, transmeton Telegrafi.

    Shpesh ndodh që shumë shpejt të zhduket nga buzët apo nga buzëkuqi të mbeten njolla në gota dhe në garniturën e ushqimit.

    Ekziston një truk i vogël i cili me sukses e zgjidh këtë problem:

    E gjitha që është e nevojshme janë fasoletat e letrës dhe pudra dhe do të shmangni të gjitha efektet e padëshirueshme.

    Sapo ta qitni buzëkuqin në buzë, sipër tij mbështetni fasoletën e letrës, sipër së cilës me brushë qitni pudër pluhur.

    Pritni një minutë, dhe lehtë hiqeni fasoletën. Buzëkuqi kështu do të jetë i vendosur dhe nuk do të bëjë njolla, as nuk do të lëvizet.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 April 2024
    LifeStyle
    19 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark