Artikujt të cilët nuk do të duhej t’i hani bashkë

Artikujt të cilët nuk do të duhej t’i hani bashkë

Disa artikuj treten shpejt, disa më ngadalë, prandaj disa kombinime të ushqimeve janë të dëmshme për lukthin.

Disa artikuj nuk do të duhej t’i hani bashkë, sepse kanë shije dhe energji të ndryshme, kështu që ndikojnë në sistemin e tretjes dhe në gjithë trupin.

Thjesht, kombinimet e disa artikujve mund të shkaktojnë probleme me tretjen, fermentimin në lukth, fryrje dhe sasi të shtuar të toksinës në organizëm, transmeton Telegrafi.

Sipas parimit ajurved të ushqimit, disa artikuj nuk duhet t’i hani bashkë, sepse kanë shije dhe energji të ndryshme, kështu që ndikojnë në sistemin e tretjes dhe në gjithë trupin.

Këta janë artikujt të cilët nuk do të duhej t’i hani bashkë, në mënyrë që të përmirësoni tretjen dhe trupi të shfrytëzojë sasinë maksimale të përbërësve ushqyes të ushqimit.

Frutat gjatë ose pas vaktit

Evitoni përdorimin e frutave në një kohë me ushqimin si:

– Dredhëza në sallatë

– Salcë mangoje e shoqëruar me peshk etj.

Pse? -Frutat kalojnë me shpejtësi nëpërmjet stomakut dhe treten në zorrë. Kur kombinoni frutat me ushqimet e tjera të cilat kërkojnë kohë më të gjatë për t’u tretur, si mishi, peshku etj — ka rrezik që këto fruta të fermentohen në stomak për shkak se ato qëndrojnë për një kohë më të gjatë se normalja.

Frutat duhet të konsumohen 30 deri në 60 minuta para buke. Kur frutat konsumohen vetëm, pra të pakombinuara me ushqime të tjera para buke ato e përgatisin traktin digjestiv për ushqimin. Uji hidraton traktin, ndërkohë që fibrat e pastrojnë atë, dhe enzimat aktivizojnë procesin kimik të tretjes. Kjo është arsyeja, pse ngrënia e frutave para buke rrit përthithjen e ushqimeve që konsumojmë. Pas keni ngrënë mirë është të prisni për të paktën 3 orë para se të hani një frut.

Mishi me karbohidratet

-Mishi me patatet

-Pula me makaronat

-Sandviç me gjel deti

Pse?- Specialistët e ushqimit thonë se nëse proteinat shtazore kombinohen me karbohidratet, si psh, kombinimi i mishit me bukë apo me patate, mund të sjellë probleme në sistemin tretës, pasi karbohidratet do të fermentohen.

Nëse enzimat e proteinave dhe ato të karbohidrateve ndodhen në të njëjtin vend dhe kohë mund të shkaktojë probleme. Por nga ana tjetër këto janë ushqime tradicionale, pra gatime që përdoren shpesh në kuzhinë dhe organizmi i disave mund të jetë mësuar me këtë kombinim.

Nga ana tjetër, në këtë grup nuk futet kombinimi i fasuleve me orizin, në fakt disa nga specialistët e shëndetit thonë se ky kombinim është i shëndetshëm.

Në vend të këtyre kombinimeve, mirë është që proteinat t’i konsumoni me perime që nuk përmbajnë niseshte. Psh, mishin mund ta kombinoni me perimet e ndryshme me gjethe jeshile.

Kombinimi yndyrave me ushqimet e gabuara

-Ullinjtë me bukë

-Peshku ton me majonezin

-Mishi i skuqur me vaj perimesh

Pse?—Sasia e lartë e yndyrave me proteinat ngadalëson tretjen, nënvizon Donna Gates, autore e librit “Dieta Ekologjike e Trupit”.

Ajo rekomandon që për skuqjen e perimeve mishit etj., përdorni vaj ulliri ose vaj të arrës së kokosit. Ajo sugjeron gjithashtu që avokadot, farat apo arrat duhet të kombinohen vetëm me perime që nuk përmbajnë niseshte. Rekomandohet konsumi i përditshëm i perimeve me gjethe jeshile, sidomos kur vakti përmban ushqime me yndyrë.

Mos pini lëngje apo ujë gjatë ushqimit

Evitoni:

-Pirjen e ujit gjatë ushqimit

-Lëngjet gjatë vaktit

-Çajin menjëherë pas buke

Pse: Ujit i duhet rreth 10 minuta për të shkuar në stomak, ndërsa lëngjeve të frutave u duhet 15 – 30 minuta. Çdo lëng në stomak zvogëlon enzimat që i nevojiten trupit për të tretur proteinat, karbohidratet dhe yndyrat.

Në vend të kësaj: Mund të pini ujë sa të doni të paktën 10 minuta para buke. Pas buke prisni për rreth 1 orë dhe mund të pini ujë apo lëngje të tjera. Mos pini ujë në mes te bukës.

Dy proteina të koncentruara së bashku

-Evitoni konsumin e përbashkët të:

-Proshutës me vezët

– Arrave me kosin

Pse?—Proteinat e koncentruara kërkojnë një kohë më të gjatë për t’u tretur, duke lodhur sistemin tretës në përgjithësi. Specialistët theksojnë se në veçanti duhet të evitohet kombinimi i disa lloje mishrash, ose prodhimeve të detit. Psh, mos kombinoni në të njëjtën kohë edhe mish pule edhe mish viçi.

Në vend të kësaj është mirë që mishin ta konsumoni pas sallatës. Mirë është që pas pjatës së parë mos të prisni më shumë se 10 minuta për të konsumuar pjatën kryesore, pasi mund të keni ndërprerje oreksi ose mund të “çaktivizohen” enzimat.

Nëse duhet të konsumoni dy proteina të koncentruara së bashku, rekomandohet të konsumoni perimet si qepë, lulelakër, brokoli ose sallatë jeshile./Insajderi.org