×
Show

Menaxheri i BabaStars, Dekorim Sahiti shërohet nga COVID-19

Insajderi
29 June 2020 - 13:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Dekorim Sahiti menaxheri i labelit ‘BabaStars’ afro dy javë më parë ishte konfirmuar si infektuar me COVID-19.

Ndërsa, sot ai përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka treguar së është shëruar nga koronavirusi, përcjell Insajderi.org

“Nga sot jam COVID Free. Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19. Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai, ka shkruar se shpreson se së shpejti do të kalohet kjo situatë dhe qytetarët do t’i kthehen normalitetit.

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje.

“Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale.

Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet.

Nga sot mos u frigoni me më fol”, ka thënë ai./Insajderi.org

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark