×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e të pagjeturve kërkojnë të përfshihen në dialog

    Insajderi
    30 June 2020 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Familjarët e personave të të pagjeturve po kërkojnë për herë të fundit që zbardhja e fatit të personave të pagjeturve të jetë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ata po kërkojnë që çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjeturve, e të zhdukur gjatë luftës, të jetë temë kryesore e dialogut.

    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini tha se Bashkimi Evropian ia ka borxh Kosovës zbardhjen e fatit të të pagjeturve gjatë luftës së fundit.

    Qerkini deklaroi se apeli i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur e i familjarëve ka qenë e kamotshme por që asgjë nuk është ndërmarrë si shkak i mos vullnetit politik në vend.

    “Është kërkesë jo e tashme, por e moçme, sepse kemi pasur qysh në fillim kur kanë qenë në Bruksel bisedat të bëhet një lloj bisede teknike, ne iu kemi thënë të bisedojnë për fatin e personave të pagjetur”.

    “Një plage e pashërueshme një numër shumë i madh nuk ka rahati. Nuk mundesh me rehatua popullin kur ai/ajo lyp djalin ose çiken apo motrën e vëllai. Atëherë qysh në atë kohë kur kanë filluar bisedat e para është thënë se do të bëjnë e nuk është bërë”.

    “Nga Edita Tahiri e kemi marrë përgjigjen për shkak se ka punë më të mëdha e do të jetë si pikë e tretë, e as këtë nuk e kanë bërë. Kanë ndryshuar shumë gjërat”.

    “Apeli jonë e i familjarëve është për të marrë pjesë në dialog dhe të bëhet bisedë numër një zbardhja e fatit të pagjeturve”, ka thënë Qerkini.

    Qerkini ka shprehur bindjen se autoritetet e Serbisë e dinë saktë vendndodhjen e personave të pagjetur, të zhdukur gjatë luftës.

    Siç tha ai, Kosova ka dëshmi të thukta se ku gjenden personat e zhdukur gjatë luftës, andaj th ai se është koha e fundit që familjarët të dinë fatin e personave të tyre të dashur.

    “Kanë dhënë dokumentacione më kode e numra dhe skica ku gjenden njerëzit e pse të mos bëhet. Kërkesa jonë është me argumente të thuktë. Tash janë deklaratat më të fundit, sikur fryma e fundit e njeriut që mendon për fëmijën e vet”.

    “Brukseli na ka borxh neve megjithëse e kanë anashkaluar, të merret një vendime të zbardhet fati i atyre i të cilët ende na thërrasin ejani merrna”, shtoi ai. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark