×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujeva do të bëhet me spital të përgjithshëm

    Insajderi
    30 June 2020 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

    Kontrata është nënshkruar sot nga Drejtori i Përgjithsnëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dr. Basri Sejdiu dhe kryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari.

    Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte prezent edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Komuna e Podujevës.

    Parashihet që ShSKUK-ja të hartojë projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës, si dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij.

    Pas funksionalizimit, i njëjti organizohet, mirëmbahet, menaxhohet dhe administrohet nga SHSKUK, konform legjislacionit përkatës në fuqi.

    Të pranishmit në këtë aktivitet e vlërsuan të dosmosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm nëdrtimin këtij spitalit në mënyrë që banorët e Podujevës të kenë qasje në shërbimet shëndetësore. /Insajderi.org 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark