×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    CureVac merr kredi për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19

    Insajderi
    07 July 2020 - 06:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fondet do të shpërndahen në tre këste prej 25 milionë euro secila, pas përfundimit të fazave kryesore të paracaktuara në procesin e zhvillimit të vaksinave.

    CureVac thotë se kredia e EIB do t’i ndihmojë të investojnë në teknologjinë e zhvillimit të vaksinave me bazë ARN (mRNA) dhe të shpejtojnë ndërtimin e një objekti të katërt të prodhimit në selinë e kompanisë në Tuebingen, Baden-Wuerttemberg.

    “Ne shpresojmë që të përfundojë më shpejt ndërtimi i strukturës sonë të prodhimit në masë për të mundësuar furnizimin e nevojshëm të vaksinave inovative bazuar në qasjen mRNA,” tha kryeshefi ekzekutiv Pierre Kemula në një deklaratë.

    Ky është injeksioni i dytë i parave për kompaninë gjermane, e cila mori 300 milionë euro nga qeveria gjermane në qershor për të zhvilluar një vaksinë për Covid-19. Kështu, Gjermania u bë pronar i një 23 për qind të aksioneve në CureVac.

    Kompania ka filluar fazën e parë të provave klinike të një vaksine eksperimentale të koronavirusit në Gjermani dhe Belgjikë, rezultatet e para të rëndësishme të së cilës mund të jenë në dispozicion në shtator ose tetor.

    Kompania është themeluar në vitin 2000 dhe është një pionier në qasjen mRNA, e cila u adoptua nga BioNTech në partneritet me Pfizer dhe Moderna.

    CureVac është mbështetur financiarisht nga fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhe planifikon të kryejë një ofertë fillestare publike në SHBA deri në fund të muajit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark