×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Gjakovë – një person e vret burrin e kushërirës, e plagos atë dhe djalin e saj

    Insajderi
    07 July 2020 - 07:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shtetas i Shqipërisë dyshohet se e ka lënë të vdekur bashkëshortin e kushërires së tij, pas një sulmi me thikë që ndodhi në mëngjesin e së martës në fshatin Bardhaniq të Gjakovës.

    Po ashtu, nga sulmi dyshohet se janë lënduar edhe gruaja e djali i viktimës.

    Krejt kjo ngjarje ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    “Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigj vendit të ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore”, deklaroi Graishta.

    Ndërkaq, Gazeta Insajderi ka mësuar se i dyshuari i rastit është V.I., shtetas i Republikës së Shqipërisë.

    I dyshuari, sipas informatave zyrtare të Policisë, u arratis nga vendi i krimit por u arrestua rreth katër orë më vonë nga zyrtarët plicorë.

    “Të dhënat e personit të dyshuar i janë përcjellë të gjitha njësiteve policore dhe rreth orës 07:00 i njëjti është arrestuar nga Stacioni Policor në Deçan. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Graishta.

    Graishta bëri të ditur se djali i viktimës është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, pasi gjendja e tij shëndetësore është më e rëndë.

    “I lënduari tjetër (djali i viktimës) për shkak të plagëve të rënda është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit vepra është cilësuar si ‘Vrasje e Rëndë’, ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende, kurse hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë në mbikëqyrje të afërt të prokurorit të shtetit”, ka deklaruar Graishta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark