×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shteti me mbi 1 milion e 600 mijë të infektuar, presidenti pranon se ka simptoma të COVID-19

    Insajderi
    07 July 2020 - 08:31

    Autoritetet braziliane kanë publikuar bilancin e fundit me koronavirus, ku më shumë se 65 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa mbi 1 milion e 620 mijë kanë rezultuar pozitiv.

    Pas Shteteve të Bashkuara, Brazili është shpërthimi i dytë i madh në botë i pandemisë së koronavirusit dhe tani po përballet, për herë të dytë në pak muaj me rrezikun e infektimit në pallatin presidencial.

    Presidenti Jair Bolsonaro ka pranuar publikisht se ka simptomat e koronavirusit, i është nënshtruar kryerjes së testit të tamponit  dhe se po merrte hidroksilklorinë.

    Ndërsa rezultatet e testit të tamponit dalin nesër, kujtojmë se Bolsonaro disa javë më parë kishte kaluar në provë dyshimi pasi një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt ishte testuar pozitiv.

    Brazili është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia por që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, Bolsonaro e ka minimizuar situatën duke e përcaktuar koronavirusin pak më shumë se një “grip”.

    Vetëm tre ditë më parë, presidenti kundërshtoi një projekt-ligj që impononte përdorimin e maskave në burg dhe në strukturat e mirëqenies sociale, duke vendosur kufij të ndryshëm në rregullat e reja.

    Javët e fundit ai u shfaq në protestat anti-karantinë dhe u përplas me guvernatorët e shteteve që kanë marrë masa të bllokimit dhe izolimit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark