×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Medikamenti që trajton pacientët me Covid – po shitet me çmim marramendës

    Insajderi
    07 July 2020 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ilaçi që trajton pacientët me Covid-19, po shitet me çmim marramendës në tregun e zi në Indi

    Dy ilaçe që po konsiderohen shpëtimtare për të trajtuar pacientët me Covid-19, remdesivir dhe tocilizumab, po jepen me sasi të limituara, por atop o shiten në norma të larta në treg të zi.

    Kështu thotë një hulumtim i kryer në Indi nga BBC ku kanë interviostuar dëshmitarë të shumtë të cilët për shumë të caktuara të mjeteve, ua siguronin atë për pacientët të cilët kishin nevojë.

    Meqë njëri prej pacinetëtve në Dehli kishte gjendje të përkeqësuar shëndetësore si pasojë e Covid-10, atij iu janë përshkruar remdisivir – por që ky ilaç nuk ishte në dispozicion askund.

    Abhinav Sharma thotë se xhaxhai i tij kishte ethe, temperaturë shumë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.

    “Pas dhjetra thirrjeve, kam paguar shtatfishin e çmimit, për ta marrë ilaçin. Unë kam qenë I gatshëm të paguaj çdo çmim me të vërtetë, por ndjej dhembje për njerëzit që nuk mund ta përballojnë”, tha ai.

    Po ashtu thuhet se nuk është kjo e vetmja familje që u përballën me tregun e zi meqë ilaçet për të cilat kishin nevojë nuk gjendeshin në farmacitë lokale.

    “Disa thonë se janë detyruar të paguajnë çmime të tepruara për ilaçin – shumë prej atyre që përfundojnë në një treg ilaçesh në Delhi i vjetër”, thotë një banor indian.

    BBC ishte në gjendje të lidhej me njerëzit që punojnë në treg, të cilët thanë se mund ta siguronin ilaçin, por për çmimin e duhur.

    “Unë mund t’ju marr tre shishe – por secila do të kushtojë 30,000 rupi (354.79 Euro), dhe ju duhet të vini menjëherë’’,  citohet të ketë thënë një burrë, i cili pretendoi se punonte në “biznesin e ilaçeve”.

    Çmimi zyrtar për çdo shishe është 5.400 rupi (0.064 Euro), dhe një pacient zakonisht ka nevojë për pesë deri në gjashtë doza.

    Një burrë tjetër citoi 38,000 rupi (449.41 Euro) për shishe.

    Kërkesa për remdesivir nxitet nga fakti se ky medikament ka arritur të shkurtojë kohëzgjatjen e simptomave Covid nga 15 ditë në 11 në provën klinike në spitalet në të gjithë botën.

    Ekspertët kanë paralajmëruar se nuk është ”zgjidhja magjike kjo”, por në mungesë të ndonjë ilaçi të provuar, mjekët po e përshkruajnë atë gjithnjë e më shumë në Indi me kërkesa në Delhi dhe qytete të tjera indiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark