×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në SHBA 130 mijë të vdekur nga COVID-19

    Insajderi
    07 July 2020 - 09:30

    Por ekspertët e shëndetësisë thonë se vdekjet janë një tregues më i vonshëm, që shfaqet disa javë apo disa muaj pas rritjes së rasteve me COVID-19. Në nivel kombëtar numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi po shkon në 3 milionë.

    Infeksionet janë rritur në 39 shtete amerikane, sipas një analize të agjencisë së lajmeve “Reuters”. Gjashtëmbëdhjetë shtete kanë shënuar rekorde të reja ditore këtë muaj. Florida konfirmoi një shifër rekord prej 11 mijë rastesh brenda një dite, më shumë se çdo vend evropian brenda një dite të vetme në kulmin e krizës.

    Ndërsa ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar publikun të mos grumbullohet në turma për të festuar Ditën e Pavarësisë, Presidenti Donald Trump pohoi, por pa ofruar prova se 99 për qind e rasteve me koronavirusit ishin “krejtësisht të parrezikshme”.

    Të paktën pesë shtete sipas “Reuters” e kanë devijuar tashmë trendin në rënie të nivelit të vdekjeve. Në Arizona u shënuan 449 vdekje në dy javët e fundit të qershorit, nga 259 vdekje në dy javët e para të po këtij muaji. Shteti shënoi një rritje prej 300 për qind të infeksioneve gjatë gjithë muajit, më shumë se çdo shtet tjetër amerikan. Steve Adler, kryetari i Bashkisë së Austin, në Teksas, i cili përfaqëson demokratët kritikoi të hënën komentin e Presidentit Trump gjatë fundjavës se virusi ishte kryesisht i padëmshëm.

    Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë parashikuar se numri i vdekjeve deri më 25 korrik do të arrijë nga 140 në 160 mijë bazuar në 24 studimeve të pavarura që kanë bërë parashikime mbi këtë çështje.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark