×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA vazhdon të kërkojë drejtësi për vëllëzërit Bytyqi: Mbetet përparësi në marrëdhëniet me Serbinë

    Insajderi
    07 July 2020 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada e SHBA-së në Beograd i ka përkujtuar Serbisë se vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për zbardhjen e vrasjes së tre vëllëzërve Bytyqi, që ishin edhe shtetas amerikanë.

    Përmes një komunikate, Ambasada thotë se është bërë pak për zbardhjen e këtij rasti, pavarësisht zotimit të shtetit serb se do të ndihmonte në këtë proces, njofton Klan Kosova.

    “8 korriku është përvjetori i vrasjes të Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyqit. Megjithëse kanë kaluar 21 vjet, ka pasur pak përparim në hetimin e nevojshëm dhe të plotë të vrasjeve të këtyre shtetasve amerikanë pas arrestimit dhe lirimit të tyre në kujdestarinë e njësive speciale të policisë serbe në vitin 1999. Trupat e tyre u gjetën dy vjet më vonë në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, në një bazë të kontrolluar nga një njësi nën komandën e Guri Radosavljeviqit. Duart e viktimave ishin të lidhura pas shpinës dhe secili prej tyre ishte qëlluar në kokë”, thuhet në komunikatë.

    SHBA thotë se ky rast është prioritet në marrëdhëniet me Serbinë.

    “Shtetet e Bashkuara nuk do ta harrojnë vdekjen e tyre dhe as nuk do të ndalen në ndjekjen tonë të drejtësisë. Ne e përsërisim thirrjen tonë drejtuar autoriteteve serbe, të cilët kanë premtuar se do të ndihmojnë në këtë rast ndër vite, për një zgjidhje të këtij rasti. Marrja e drejtësisë për familjen e vëllezërve Bytyqi mbetet përparësi në marrëdhëniet tona bilaterale me Serbinë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark