×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    A keni dëgjuar për të mirat e vitaminës F?

    Insajderi
    09 July 2020 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfshijeni në ushqimin tuaj sa më parë!

    Vitamina F, për enë të shëndetshme të gjakut, pengon shtresimin e kolesterinës në arterie dhe krijimin e trombit, pos kësaj forcon edhe sistemin imunitar, transmeton Telegrafi.

    Me këtë nutrien të vlefshëm janë të pasur vaji i kulluar i ftohtë i sojës, misrit, lirit dhe lulediellit, por edhe mugulli i grurit, arrat, bademet dhe avokadoja.

    Nëse keni probleme me akne, zbokth, ekzemë, thonj të dobët, flokë dhe lëkurë të thatë, apo vuani nga çrregullimet serioze siç janë arterioskleroza dhe tromboza, është më se e sigurt që nuk merrni mjaftueshëm vitaminën F.

    Ky nutrien i vlefshëm në të vërtetë është bashkim i tri thartirave yndyrore poli-jo të ngopura, linolenike dhe arahidonike, të cilat pengojnë shtresimin e kolesterinës në arterie, i kontribuojnë shëndetit të lëkurës dhe të flokëve, forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në zvogëlimin e masës trupore, meqenëse djegin yndyrat e ngopura.

    Gjithashtu te të sëmurët nga sëmundja e sheqerit, vitamina F ngadalëson shfaqjen e dëmtimeve të sistemit kardiovaskular dhe pengon zhvillimin e sëmundjes së syrit.

    Vitamina F përdoret edhe për zbutjen e vështirësive menstruale, mirëpo aplikohet edhe në terapinë e sterilitetit te të dy gjinitë.

    Rekomandohen dozat prej 10 deri në 20 gramë në ditë, gjë që është sasia prej dy lugëve të vajit të kulluar të ftohtë.

    Vitamina F më së miri absorbohet në organizëm në kombinim me vitaminën E.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark