×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky shtet e bën obligative vendosjen e maskave në hapësira të mbyllura publike

    Insajderi
    11 July 2020 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet kroate njoftuan se vendosja e maskave në hapësirat e mbyllura publike do të jetë e detyrueshme nga java e ardhshme për shkak se numri i rasteve të reja të koronavirusit po vazhdon të rritet.

    Të shtunën, në shtetin ballkanik u regjistruan 140 raste me koronavirus, që paraqet shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së pandemisë. Shumica e rasteve janë shënuar në Zagreb dhe në pjesën lindore të vendit.

    Drejtoria Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi se nga e hëna, maskat do të jenë të detyrueshme për punëtorët dhe klientët në dyqane si dhe për punëtorët e restoranteve, bareve dhe vendeve të tjera, ku ka kontakt të afërt me klientët.

    Ndryshe, përdorimi i maskave në transportin publik ka qenë obligativ që para disa javësh, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Në fillim të pranverës, Kroacia kishte arritur me sukses ta kufizonte përhapjen e virusit të ri dhe në fillim të qershorit shifra ditore kishte rënë pothuajse në zero. Megjithatë, numri i rasteve u rrit në javët e fundit. Shumë kroatë besojnë se kjo ka ardhur si pasojë e mbajtjes së tubimeve, përfshirë dasmat.

    Rreth 500,000 mijë turistë nga vendet e Evropës Qendrore janë duke i kaluar pushimet në bregdetin e Adriatikut, por në mesin e tyre ka pasur shumë pak raste të infektimeve.

    Deri më tani, Kroacia i ka regjistruar 3,672 raste të infektimeve dhe 118 të vdekur. Tash për tash janë 1,088 raste aktive.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark