×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    63 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Japoni

    Insajderi
    11 July 2020 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë është rritur në 63.

    Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se kanë dalë nga shtrati 92 përrenj dhe lumenj në 10 rajone të ndryshme, përfshirë edhe rajonin Kyushu.

    Përmbytjet nga uji kanë shkaktuar shembjen e disa urave, pemëve, rrugëve dhe përmbytjen e mijëra shtëpive.

    Bëhet e ditur se është rritur në 63 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në zonën Kumamoto në veri të Kyushu.

    Agjencia për menaxhimin e zjarreve dhe fatkeqësive (FDMA) tha se është bërë thirrje për evakuimin e 1.3 milionë njerëzve që jetojnë në Kyushu.

    Ndërkohë Agjencia Metereologjike e Japonisë (JMA) paralajmëroi se shirat në rajon do të vazhdojnë dhe se duhet të ndërmerren masat e nevojshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark