×
  • Lajme
  • Lajme

    2 mijë 259 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

    Insajderi
    11 July 2020 - 18:19

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar të premten se janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus pas testimit të 388 mostrave.

    Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

    27,304 persona janë testuar, ndërsa kanë humbur jetën 98 persona.

    Numri i të shëruarve ka arritur në 2,156 raste.

    “Numri total i rasteve pozitive është 4,512 raste nga 27,304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Më 10 korrik 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,259”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK’së./Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark