×
Show

Karantina 2.0 – A po zbatohen masat e reja të Qeverisë?

Insajderi
11 July 2020 - 19:27

Për aspektet negative të koronavirusit është folur e shkruar gjërë e gjatë në muajt e fundit, shkruan Insajderi.

Besojmë se tanimë të gjithë i njohim ato aspekte vërtetë të domosdoshme të njihen nga çdo njëri.

Me shpresë se virusi do të largohet dhe gjithçka do të kthehet në normalitet, ndodhi  e kundërta. Rastet vetëm u shtuan.

Kjo ishte edhe arsyeja që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për kufizimin e ri të bizneseve të gastronomisë pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.

Ai theksoi se të gjitha lokalet do të mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00, po ashtu gjatë kësaj kohe është e kufizuar edhe lëvizja e lirë.

Por sa po e respektojnë vendimin e qeverisë qytetarët, dhe a janë të mbyllura lokalet e gastronomisë gjatë kësaj kohe, ekipa e emisionit Review ishte aty për ta transmetuar atmosferën e kryeqytetit nga ora 21:00, vetëm për ju.

Më poshtë mund të shihni emisionin e plotë!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark