Eskalojnë protestat në Serbi: Rrëfimi i gazetarit të vetëm shqiptar në Beograd

Eskalojnë protestat në Serbi: Rrëfimi i gazetarit të vetëm shqiptar në Beograd

Pasi presidenti i Serbisë, Vuçiq, paralajmëroi mundësinë e vendosjes së orës policore në Beograd për të frenuar përhapjen e koronavirusit, qytetarët filluan të mblidhen në qendër të qytetit, shkruan Insajderi.

Pra këtu përfshihej dhunë policore dhe rebelim protestuesish në rrugët e Beogradit dhe të disa qyteteve të Serbisë.

Zemërimi në rrugë u rrit shpejt. Qytetarët, si shkak për protestë, përmendën “pakënaqësinë”, jo vetëm për shkak të masave epidemiologjike, por edhe për shkak të Partisë Përparimtare Serbe, që mban pushtetin, dhe të dhunës së policisë në protestën e parë.

Zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe, që udhëhiqet nga Vuçiq, i përshkruan protestat si “anarki” dhe “përpjekje e dhunshme për të rrëzuar qeverinë”, ndërsa Vuçiq fajësoi “të djathtët dhe ekstremistët”.

Idro Seferi ishte i ftuari i emisionit Review, si një gazetarë shqipatrë i cili raporton nga Serbia, foli në detaje për situatën e fundit që po ndodhë atje.

Klikoni në linkun e mëposhtëm, për ta parë intervistën e plotë me Idro Seferin