×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    A do ta pranojë Izraeli paqen? SHBA: Këshilli i Sigurimit të OKB të mbështesë planin e Biden

    Insajderi
    04 June 2024 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit në OKB të mbështesin planin me tre faza të njoftuar nga presidenti amerikan Joe Biden, që parashikon fundin e luftës gati 8 mujore në gaza, lirimin e të gjitha pengjeve dhe dërgimin e ndihmave masive në territorin e shkatërruar. Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield tha se SHBA kishte paraqitur një rezolutë tek 14 anëtarët e tjerë të këshillit për mbështetjen e propozimit.

    “Një sërë liderësh dhe qeverish e kanë përqafuar planin dhe ne i kërkojmë Këshillit të Sigurimit t’i bashkohet atyre në thirrjet për implementimin e ujdisë pa asnjë vonesë dhe pa kushte të mëtejshme”, tha LindaThomas-Greenfield, ambasadore e SHBA në OKB.

    Draft-rezoluta e shkurtër e parë nga disa media amerikane, mirëpret planin e njoftuar nga Biden në 31 maj, dhe i bën thirrje Hamasit ta pranojë atë plotësisht dhe ta implementojë pa asnjë vonesë. Në të nuk përmendet pranimi ose jo nga Izraeli. Grupi militant që drejton gazën ka thënë se e sheh pozitivisht propozimin, ndërsa sa i përket pozicionit izraelit ka raportime kontradiktore.

    I gjendur mes dy zjarreve, presionit të aleatit më të ngushtë SHBA, dhe ministrave të ekstremit të djathtë që kërcënojnë të rrëzojnë qeverinë nëse pranon armëpushimin, Netanjahu ka lëshuar deklarata jo fort të qarta gjatë këtyre ditëve. Teksa sinjalet që vijnë nga Tel Avivi sugjerojnë se ai është drejt pranimit të planit, kryeministri kujdeset të theksojë në deklaratat publike se qëllimi I tij për të shkatërruar plotësisht Hamasin, nuk ndryshon.

    Sipas mediave lokale, Netanjahu u ka thënë ministrave ultranacionalistë se propozimi i Biden e përfshin qëllimin për shkatërrimin e Hamasit, kështu ata nuk kanë arsye për të mos e mbështetur. Ai I tha komisionit për punët e jashtme dhe të mbrojtjes në parlament se Biden nuk i kishte ofruar të gjitha detajet e ujdisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark