×
  • Sport
  • Botërori 2022

    A do të jetë i gatshëm Shaqiri për ndeshjen ndaj Serbisë? E zbulon trajneri i Zvicrës

    Insajderi
    02 December 2022 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një lajm jashtëzakonisht i mirë ka ardhur së fundit nga trajneri i Zvicrës Murat Yakin në prag të ndeshjes vendimtare kundër Serbisë.

    Në konferencë për media para ndeshje e cila do të zhvillohet të premten nga ora 20:00, Yakkin ka zbuluar se Shaqiri është gati për të luajtur dhe bashkë me të edhe Okafor për të cilin kishte dyshime.

    “Shaqiri dhe Okafor janë gati për të luajtur nesër, ndërsa Yann Sommer dhe Nico Elvedi janë të ftohur, por edhe ata të dy do të jenë në formë nesër”, ka thënë ai.

    Zvicra ka tre pikë në vendin e dytë në grupin G, kurse Serbia është në vendin e fundit me një pikë.

    Ndeshja zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark