×
Show

A do të jetë pjesë e albumit “Self Loyalty” edhe reperi i famshëm gjerman AK Ausserkontrolle?

Insajderi
03 February 2020 - 11:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Fero është duke finalizuar albumin e tij të parë dhe të shumë pritur “Self Loyalty”.

Reperi po jeton dhe vepron tash e sa muaj në Berlin dhe atje edhe po realizon projektet e tij që do të jenë pjesë e këtij albumi.

Tashmë janë publikuar katër këngët e para të albumit, reperi ka premtuar që në këtë album do të ketë shumë befasi, e shumë bashkëpunime me artist të mëdhenj ndërkombëtar.

Pas një video të publikuar mbrëmë nga Fero, ku shihet me njërin ndër reperet më të suksesshëm gjerman AK Ausserkontrolle, ngjallen dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artistëve.

Fero dhe AK Ausserkontrolle në këtë video shihen duke kaluar kohë në studio, që len të kuptohet që mund të ketë bashkëpunim mes tyre.

I kontaktuar nga Insajderi.com, Fero nuk e mohoj e as nuk e konfirmoj këtë bashkëpunim, përgjigja e tij ishte, “Në albimin tim do të ketë shumë projekte të mira dhe shumë bashkëpunime me artist të mirë dhe të suksesshëm, bëhuni gati se shpejti do të publikohet”.

 

https://www.instagram.com/p/B8FG2MRIxpc/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark