×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A do të jetë Vlora Çitaku pjesë e listës së PDK-së për deputete, tregon Hoxhj

    Insajderi
    14 January 2021 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Partinë Demokratike kanë dhënë sinjale se Vlora Çitaku mund të jetë pjesë e listës për deputet.

    I pyetur në një konferencë për media, kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Enver Hoxhaj ka thënë se Vlora Çitaku është pjesë e pandashme e PDK-së.

    “Vlora Çitaku është pjesë e PDK-së dhe është pjesë e pandashme e saj sikurse unë”, ka thënë ai.

    Ai thotë se varet tashmë nga vullneti personal i Çitakut.

    “Një pyetje të tillë mund të ma bëni vetëm mu a e keni thirrë Enver Hoxhaj, se kush do të jetë pjesë e listës më së paku Vlora ka nevojë për një ftesë të tillë, varet prej vullnetit individual, debatin që e kemi pas brenda PDK-së ne e kemi qartësinë e plotë ka lidership që është për ekzekutiv ka lidership për legjislativ, të gjithë do të jenë në fushatë”, ka shtuar ai. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark