×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do të ketë të drejtë të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit – flet ish-ministri i Kulturës dhe Sportit

    Insajderi
    20 January 2021 - 16:02

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi ka thënë se është shpallur i pafajshëm nga gjykata para tre ose katër javësh, andaj nuk është e sigurt nëse mund të kandidoj për deputet.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Gashi ka thënë se nuk ka ndonjë informat.

    “Unë jam shpallur i pafajshëm nga gjykata para 3-4 javësh. Nuk kam informata tjera”, ka thënë Gashi për Insajderin.

    47 kandidatë për deputetë nga rreth 1 mijë e 80 nga gjithsej kandidatë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media.

    “15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë që nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjeve të përgjitshme, germen “ç” e cila specifikon se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person i cili është i shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Pas pranimit të këtyre përgjigjeve zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim do të përgatitë rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Këto rekomandime do të paraqiten në mbledhje të KQZ-së”, ka thënë ai.

    Gashi, ishte liruar nga akuza për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, për periudhën sa ishte kryesues i Asamblesë Komunale të Prizrenit, në mandatin e shkuar.

    Në dhjetor të vitit 2020, Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se e ka liruar nga akuza Gashin që akuzohej se kishte tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke lidhur kontrata për transmetim dhe ritransmetim të seancave të asamblesë, pa procedurë të tenderimit.

    Gashi, ndaj të cilit sipas Themelores s’janë gjetur prova se ka kryer veprën penale, akuzohej se më 2015 dhe 2016, kishte lidhur kontratë për transmetim dhe ritransmetim të seancave me “TV Besën” në shumë prej 250 euro për çdo seancë, dhe kontratë 400-euroshe me “TV Opinion” për transmetim të seancave. Gjithsej për dy televizionet ishin paguar 8450 euro.

    Gashi pas detyrës si kryeasamblist ka qenë ministër i Kulturës. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark