×
  • Lajme
  • Insajderi

    A do të mund të legalizohej në Kosovë mbajtja e sprejit?

    Insajderi
    05 September 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para objektit të qeverisë së Kosovës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mbajti sot protestën e dytë kundër dhunës ndaj vajzave e grave. Një nga kërkesat themelore të kësaj proteste është legalizimi i sprejit si mjet për vetëmbrojtje. Lidhur me këtë çështje për Gazetën Insajderi, ka folur kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje dhe avokatja Albana Kelmendi.

    Gazeta Insajderi

    Me thirrjet “shteti i ka duart me gjak”, “dorëheqje prokuror”, “Gra armatosuni”, “Krejt vajzat e gratë kah një sprej n’çantë”, protestuesit ditën e sotme kanë kërkuar dorëheqjen e prokurorëve të rasteve dhe gjykatësve që kanë dhënë dënime minimale për dhunuesit.

    Derisa, në protestë është shpërndarë edhe sprej, që është edhe një nga kërkesat themelore të kësaj proteste, pra legalizimi i sprejit për vetëmbrojtje.

    A do të mund të legalizohet në Kosovë mbajtja e sprejit?

    Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, në një prononcim për Gazetën Insajderi tha se personalisht nuk është kundër përdorimit të sprejit, por vajzat dhe gratë duhet t’i mbrojë shteti.

    “Komisioni jemi në pushim dhe ende nuk jemi ulë me fol për këtë rastin e fundit. Unë qysh jam tu e pa e ka anën pozitive dhe negative. Nëse na e legalizojmë sprejin e japim mesazhin që vajzat duhet me mbrojt vetëm, por për mua është shumë më e rëndësishme dhe e fuqishme që na (shteti) me mbrojte vajzën, me ligje. Është okej sprej, unë personalisht kurrgjë kundër nuk kam” – tha Balje për Insajderin.

    Ndryshe, edhe në protestën e 31 gushtit gratë e vajzat kërkuan që të ju lejohet me ligj përdorimi i sprejit.

    “A ka me iniciu ligjin që ka me leju përdorimin e sprejit secilin çikë e grua qetu me leju me pasë nëse do sprejin, që mos me hi ato në burg nëse e përdorin atë. A ka me bë këtë gjë qeveria? Sepse nuk po flasin për krim, po flasim për diçka që në shumicën e vendeve është e lejuar e çuditërisht në Kosovë një gjë e tillë të mohohet. A ka me iniciu Qeveria/Vetëvendosje një gjë të tillë?“, kishte thënë njëra prej protestuesve.

    Gazeta Insajderi, ka kontaktuar edhe me avokaten Albana Kelmendi, e cila lidhur me kërkesën e protestuesve tha se spreji nuk është e legalizuar as në vendet rajonit, por sipas saj duhet të sfidohet sistemi e ligji.

    “Nuk është i legalizuar as në Shqipëri, as në venet e rajonit. Gjithmonë duhet me sfidu sistemin, ligjin, mundet me u legalizu në raste të caktuara” – tha Kelmendi.

    Megjithatë, ajo shtoi se legalizimi i sprejit mund të sjell edhe probleme, duke krahasuar rastet që ndodhin në Amerikë, si shkak i lejimit të mbajtjes së armëve për vetëmbrojtje.

    “Amerika është në hall që ua lejon qytetarëve mbajtjen e armëve për vetëmbrojtje, çdo person mundet me pasë armë në shtëpi. Rastet makabër ndodhin në Amerikë, nëse ish legalizu po i bjen sikur edhe ne me i legalizu, çdo kush më mbrojtë vetën dhe pronën e vet” – përfundoi Kelmendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark