×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    A e dini se çka është me profesion Faraoni G, hitmakeri i “Hop-hop Çika”?

    Insajderi
    26 August 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ilir Demolli i njohur me emrin artistik Faraoni G pritet t’i rikthehet muzikës pas një pauze goxha të gjatë. I ftuar në intervistë në Insajderin Faraoni G ka folur për shumë tema. Muzikën, politikën, religjionin e fenomene tjera që i hasim jo rrallëherë në shoqërinë kosovare.  

    Iliri padyshim që nga shumë njihet edhe për  hitet e tij të pavdekshme si “Pavarësia”, “Op-Op Çika”, “Hanifja”.

    Por ju që nuk e dinit Faraoni G me profesion është ekonomist.

    “Unë me profesion jam ekonomist, tash ja kam pa hajrin ja sherrin – kam pasur biznese të miajt, jam marrë me marketing me kafiqa. Një kohë kam punuar në sektorin bankar tash jam me një institucion tjetër me një pozitë që e kam marrë frikë. Unë e kam pasur një farë misioni me togëzu vetën”, është shprehur ai për Insajderin.

    Ilir Demolli – Faraoni G

    Gjatë kësaj interviste mund të kuptoni se çka thotë Faraoni G edhe për ata që po bëhen të famshëm  me një këngë, për ata që ju ka ‘hup topi”.

    “Problem është me pas sidomos moshë të re 19-20 vjet me pas shumë famë, pare se dinë me ta hup topin qysh thojnë”, tha ai.

    Me çka mendon të merret në të ardhmen Faraoni G e kur pritet ta lansojë këngën më të re e kuptoni përmes intervistës.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark