×
  • Lajme
  • Insajderi

    “A e kanë shkarku a? Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, -Bulliqi ironizon me shkarkimin e Agim Veliut

    Insajderi
    10 June 2021 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ironizuar me shkarkimin e Agim Veliut nga kreu i Degës së LDK’së në Podujevë.

    Bulliqi ironizoi duke thënë se “A e kanë shkarku a?”. Gjithashtu tha se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë çështje.

    “A e kanë shkarku a? S’kokna marrë me atë farë problemi. Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, është shprehur Bulliqi në emisionin Pressing.

    Tutje, ai mori shembull Osmanin kur tha se dikur është shkarkuar nga LDK’ja, e sot është bërë presidente.

    “Ai e ka shkarkuar dikë më herët, tash atë e shkarkon dikush. Edhe Vjosa është shkarkuar, po tash u bë presidente e vendit”, ka thënë Bulliqi./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark