×
  • Lajme
  • Lajme

    A e përkrahë Britania e Madhe taksën e Kosovës ndaj Serbisë? Flet O’Connell

    Insajderi
    12 December 2018 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell sot iu është përgjigur miqve të tij në rrjetin social facebook.

    Njëra nga pyetjet drejtuar tij ka qenë edhe ajo për taksën prej 100 që Kosova e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

    O’Conell fillimisht ka thënë se e kupton arsyen pse Qeveria e Kosovës e ka marrë këtë vendim, trasnmeton Insajderi.

    “Ne i kuptojme rrethanat qe kane shtyre qeverine ne vendimin per taksen ndaj Serbise, ne gjithashtu kuptojme qe Qeveria e Kosoves ka nderrmare masa te siguroje qe mos kete pasoja negative ne Kosove per shkak te takses. Kjo i bie qe ne e trajtojme Kosoven si nje shtet sovran dhe te pavarur dhe ne si partner nderkombetar presim qe te respektohet marreveshja te cilen ata e kane nenshkruar. Mendoj qe eshte mjafte e rendesishme per Kosoven qe ta kuptoj, 10 vite pas pavaresise, qe miqt’ nderkombetar po mundohen ta ndihmojne ate, por Kosova duhet te respektoj rregullat”, ka shkruar ambasadori britanik.

    Tutje ai ka thënë se Kosova duhet të respektojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

    Këtu ka përmendur CEFTA-n, duke kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të shmangin tensionet e kohëve të fundit.

    “Ne kete rast CEFTA ka rregulla dhe mekanizma qe duhen respektuar. Kosova nuk ka pasur dhe duhet ti respektoje ato nese do qe te tajtohet si nje shtet serioz. Por edhe Serbia gjithashtu duhet t’i mbaje obligimet e veta. Te dy palet duhet t’i shmangin veprimet qe rrezikojne sigurine dhe rrisin tensionet. Ne kete qeshtje situata e fundit na tregon nje gje, qe situata aktuale per mardheniet mes Kosoves dhe Serbise nuk i ndihmon askujt perveq atyre qe kane interes per mungese te normalizimit, kjo perfshin kriminelet dhe terroristet. Eshte ne interesin e secilit te arrihet nje marreveshje ligjore e normalizimit mes Kosoves dhe Serbise, te cilat ne i shofim si dy shtete Sovrane dhe te pavarura, me raporte miqesore, dhe kjo marreveshje duhet te jete dukeu bazuar ne kufijte aktuale”, ka thënë O’Connell.

    “Por cfare do qe te ndodhe eshte qenesore qe te dyja palet te perfshihen seriozisht qe te arrihet marreveshje. Keshilla ime per Kosoven eshte e njejta sic ka qene tash e sa muaj – eshte mjaft e rendesishme qe te gjithe te bien dakord ne nje strukture negociatash qe angazhon te gjithe ne nje marreveshje finale qe do te zbatohet sipas rregullave at BE-se dhe te kete mbeshtetjen e popullit”, ka përfunduar ambasadori britanik në Kosovë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark