×
  • Lajme
  • Lajme

    A e pret fati i njëjtë si Vesna Mikiqit, ministrin serb në Kosovë i cili i quajti shqiptarët terroristë?

    Insajderi
    09 April 2019 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Ramush Haradinaj më 25 mars shkarkoi zëvendësministrin e Drejtësisë, nga komuniteti serb Vesna Mikiq për shkak se i quajti shqiptarët terroristë. Pas, 15 ditësh edhe ministri i MAPL-së, në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq i quajti shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e cilësoi të trilluar, shkruan Insajderi.

    Njësoj sikurse Mikiq edhe ministri i MAPL-së, Teodosijeviq deklaroi se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

    “Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjak-pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqësor në Kosovë”, ka thënë Teodosijeviq në Zveçan.

    A do t’a pret fati i njëjtë Teodosijeviqin ashtu sikurse i Vesna Mikiqit pritet të shihet. Deri tani nga zyra e kryeministrit nuk janë deklaruar në lidhje me deklaratën diskriminuese të Ministrit në qeverinë e Kosovës, për arsye se kryeministrit ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Insajderi.com

    A doli në punë sot zëvendësministrja e shkarkuar nga Haradinaj? – flasin nga Ministria e Drejtësisë

    Shikoni, gjithashtu dokumentarin “Paqe pa drejtës” të realizuar nga InDoks në lidhje me masakrat në Kosovës të kryera nga serbët, përfshirë edhe atë të Reçakut:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark