×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A e sulmoi Nuredin Lushtaku policinë? Tregon Avokati Millaku

    Insajderi
    05 July 2022 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati i vëllait të Nuredin Lushtakut, Arif Lushtakut, në emisionin Frontal të t7 ka folur për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

    Në pyetjen se a është Nuredin Lushtaku ai që i sulmon policinë, Haxhi Millaku prerazi tha “jo, jo”.

    Ndër të tjerash, Millaku tha se policia po jetë objekt konfliktuoz dhe i diskutimit.

    “Për fat të keq po jetë objekt konfliktuoz dhe i diskutimit uniforma e policisë së Ksoovës, për fat të keq kanë pësuar lëndime, për fat të keq me një personalitet që ka një background të posaçëm. Për fat të keq problemi starton me ndalje në trafik nga polici por nuk e posedon tiketën që duhet t’ia japë gjobën”, tha i.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark