×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    A është Bellingham lojtari më i mirë në botë- Përgjigja e mbrojtësit të Betisit bëhet virale

    Insajderi
    10 December 2023 - 12:24

    Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një pikë nga udhëtimi i vështirë që patën te Real Betis pasi barazuan 1-1.

    Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga dy skuadrat, ku Bellingham realizoi për mysafirët derisa Ruibal barazoi gjithçka falë një goli të mrekullueshëm.

    Golashënuesi i Betisit, Aitor Ruibal u pyet pas ndeshjes nëse autori i golit të Los Blancos, Jude Bellingham është për momentin futbollisti më i miri në botë

    Por përgjigja e mbrojtësit ka befasuar të gjithë.

    “Për sa kohë që Lionel Messi është aktiv, nuk mund të them se dikush është më i mirë se ai”, ka deklaruar Ruibal pas ndeshjes.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    26 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark