×
  • Sport
  • Sport

    A është i kënaqur me vendin e pestë në tabel!? Kjo është përgjigjja “befasuese” e Artetas

    Insajderi
    20 May 2022 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mikel Arteta thotë se Arsenali duhet të konsiderojë përmirësim në vendin e pestë në Premier League, edhe nëse nuk kualifikohen dot në Champions League.

    Topçinjve iu nevojitet një fitore ndaj Evertonit, dhe Tottenhami të humbet ndaj Norwich Cityt, në mënyrë për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve, shkruan goal.

    Por me një rikthim në futbollin evropian pas një sezoni jo shumë të mirë, spanjolli thotë se duhet parë si përparim pavarësisht pozitën që përfundojnë.

    “Është për shkak se ne kemi krijuar pritshmëri që ky klub meriton dhe ku duhet të jetë ky klub”, u përgjigj Arteta kur u pyet nëse vendi i pestë duhet të konsiderohet përparim për Topçinjtë.

    “Në dy muajt e fundit, ne nuk kemi qenë në gjendje t’i përmbushim ato pritshmëri, por në përgjithësi, duke parë se ku ishim, duhet të jeni të qartë edhe me atë që duhet të bëjmë”.

    “Ne kemi pasur çështje shumë më të thella në klub sesa tabela e ligës, për mendimin tim. Tani ato janë zgjidhur. Tani ato duken shumë, shumë të forta dhe se ne kemi themelet e vërteta të forta tani për të ndërtuar atë që duam të bëjmë”.

    Topçinjtë nuk kanë luajtur në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2016-17.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark