14:32 - 25 Maj 2023

Minuta e 59 e ndeshjes Shabab-Al Nassr, kur rezultati ishte fiskuar në shifrat 2-2, Cristiano Ronaldo merr një top nga gjysmëfusha dhe i drejtohet portës kundërshtare duke shënuar rrjetën e fitores, më pas, festa e paparashikuar.

    CR7 festoi në mënyrën tradicionale, duke u falur sipas riteve myslimane. I gjunjëzuar dhe me fytyrën në tokë ai u përqafua nga shokët e skuadrës.

    Një gjest që nuk ka kaluar pa u komentuar e madje ka nga ata që besojnë se CR7 është konvertuar në fenë islame.

    Gjithsesi ka edhe nga ata që mendojnë se ky është një nderim që sulmuesi i bën botës myslimane ku ai po përjeton një aventurë fantastike. Kush është e vërteta? Vetëm koha do ta zbulojë.