Bukuroshja me prejardhje nga Gjilani, Shkenda Dubova, zakonisht është mjaft e pranishme në faqet rozë, së fundmi edhe për shkak të biznesit të saj, të cilit po i përkushtohet shumë.
E njëjta ditë më parë tregoi se familja dhe shoqëria i kanë organizuar një befasi me muzikë ‘live’, pas hapjes së disa qendrave të reja jashtë trojeve shqiptare.
Por ajo që u vu re ishte afërsia e saj me një mashkull, për të cilin mediat rozë aludojnë se mund të jetë i dashuri i saj.
Një fotografi e këngëtares Big Mama, në të cilën shfaqte Shkendën me një person përkrah, u bë lajm menjëherë.
“Në dasmë ju ardhshim Shkenda Dubova”, ka qenë mbishkrimi i imazhit.
Kjo dhe disa fotografi të tjera që janë shpërndarë në rrjete sociale kanë bërë të dyshojnë se ky është partneri i ri i Dubovës.
Kujtojmë që Shkenda gjatë vitit të kaluar zbuloi se është ndarë nga i fejuari i saj.
Lidhur me këto dyshime nuk është deklaruar akoma Shkenda Dubova.