×
  • Lajme
  • Lajme

    A i diskriminon facebooku-u shqiptarët- çka zbulojnë dokumentet e reja?

    Insajderi
    25 October 2021 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një numër i madh dokumentesh brenda Facebook-ut kanë rrjedhur sërish, duke treguar pamundësinë e kompanisë që t’i mbante nën kontroll aplikacionet e saj dhe imazhin e saj.

    Diskutimet zbulojnë paralajmërimet e stafit që kompania po bënte gabime në mënyrën se si po merrej me kontentin që postonin përdoruesit e tij në platformë.

    Po ashtu, shfaqen shqetësime për dëmet që mund t’i bëj atyre, përpjekjet për t’i ndrequr ato – dhe frikën se të rinjtë thjesht s’po e përdornin sajtin, raporton Independent.

    Dokumentet tregojnë që punëtorët e Facebookut po ngrisnin ato shqetësime.

    Këto dokumente pritet të çojnë në akuza të tjera që Facebooku ka provuar të prioritetizojë angazhimin e përdoruesve para sigurisë së tyre.

    Këto dosje, tregojnë po ashtu se sa të ndryshme janë standardet në fjalë për vende të ndryshme, dhe se si Facebooku nuk ka monitoruar vendet që nuk flasin anglisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark