Aktori, Enver Petrovci gjatë ditës ka hedhur akuza ndaj moderatores Adelina Ismaili dhe Radio Televizionit të Kosovës se i është prerë deklarata e plotë në të cilën ai përdorë një gjuhë ofenduese ndaj luftëtarëve, ndonëse nuk përmend komandantët e UÇK’së, deklarata e tij u aludua se iu drejtua atyre.
Petrovci pretendon se nuk e kishte fjalën për komandantët e UÇK’së, po për Titon.
Adelina Ismaili, moderatorja e emisionit ku aktori Enver Petrovci dha deklaratën për luftëtarët nuk ka sqaruar nëse pretendimet e Petrovcit se i është shkëput deklarata janë të vërteta.
Ismajli është kontaktuar nga Gazeta Insajderi , por të njejtës nuk i kujtohet nëse Petrovci e kishte pas fjalën për Titon.
“Nuk po me kujtohet çka ka fol. Intervista ka qenë shumë e gjatë 2 ore dhe montazherat e kanë pre. Sonte ose nesër do të del intervista e plotë dhe do të sqarojmë të gjitha”, ka deklaruar Ismaili për Insajderin.
Po ashtu edhe aktori Enver Petrovci është deklaruar për Insajderin duke hedh poshtë aludimet se deklarata e tij ishte për komandantët e UÇK’së.
Ai thotë se iu referua Titos. Petrovci deklaroi se nuk e ka pasur fjalën për UÇK-në por për Titon, i cili sipas tij, po të mos ishte në luftë, do të ishte mekanik i thjeshtë.