×
  • Sport
  • Sport

    A ka devijuar Salah nga Islami? Publikohet fetvaja e këshillit islamik të Egjiptit

    Insajderi
    27 December 2022 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti egjiptian, Mohamed Salah, shkaktoi një ortek kritikash në rrjetet sociale pasi ndau një fotografi me familjen e tij gjatë festës së Krishtlindjes, e cila, si në vitet e kaluara, shkaktoi pakënaqësinë e shumë tifozëve myslimanë deri në atë masë sa trupa më e madhe islame në Egjipti ka reaguar ndaj postimit të tij.

    Rrjetet sociale të Salah u vërshuan me kritika për imazhin, në të cilën shfaqet me gruan dhe dy vajzat e tyre, me rroba festive para pemës së Krishtlindjes.

    Disa nga përdoruesit e akuzuan lojtarin egjiptian në rrjetet sociale me komente si “kjo foto do t’ju afrojë me anglezët, por do të humbni shumë tifozë myslimanë nga bota arabe”; “Mjaft me përkulje ndaj Perëndimit, ju jeni një model për të rinjtë myslimanë”, madje disa e quajtën atë “jobesimtar”.

    Kishte pak komente që mbështesnin apo mbronin Salahun, i cili u kritikua më tej se nuk i festonte festat islame në të njëjtën mënyrë.

    Në fund të fundit, Dar al-Ifta, organi më i madh këshillues islamik i Egjiptit, i cili ofron udhëzime dhe këshilla fetare për myslimanët përmes nxjerrjes së fetvave për çështjet e përditshme dhe bashkëkohore, ka shprehur qëndrimin e vet.

    “Nuk ka asnjë kundërshtim ligjor për të uruar jomyslimanët për festat e tyre dhe kjo nuk është një devijim nga Islami siç thonë disa ekstremistë. Urimi i festave të partnerëve të vendit është pjesë e fqinjësisë së mirë, urimeve reciproke dhe bashkëjetesës, dhe këto janë parimet fisnike njerëzore që kërkohen në Sheriat dhe Sunet, të cilat janë praktikuar në biografinë e profetit, paqja qoftë mbi të”, thuhet në deklaratë.

    Sido që të jetë, kritikat nuk ndikuan shumë te Salah, i cili shënoi një gol në fitoren prej 3-1 të Liverpoolit kundër Aston Villas në ndeshjen e të hënës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark