Paulo Dybala nuk po arrin të gjejë ekip pas largimit nga Juventusi. 28-vjeçari nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Interin, ndërkohë që ka pëlqim edhe nga Milani, Roma dhe Monza.
Ndërkohë, në Palermo ëndërrojnë rikthimin e lojtarit ofensiv, i cili shkëlqeu me skuadrën siçiliane në vitet 2012-2015, përpara se të kalonte te Juventusi për 41 milionë euro.
“Hej Dybala, kemi një këshillë për destinacionin e radhës. Çfarë mendon për Palermon, të fillojmë të mendojmë për numrin e fanellës?”, lexohet në postimin zyrtar të Liga Serie B.
Palermo është kthyer në divizionin e dytë të futbollit italian, ndërkohë që një kapitull i ri është hapur për klubin që ka kaluar në pronësi të familjes “City Football Group”.
Njoftimi ka ardhur nga një postim i klubit në rrjetet sociale. Shoqëria “City Football Group”, që zotëron disa klube futbolli, mes të cilëve edhe gjigantët anglezë të Manchester City-t, ka blerë 80% të aksioneve të Palermos.
Tifozët presin ngjitjen në Serie A, ndërkohë që Ferran Soriano, shefi ekzekutiv i “Cityzens”, ka zbuluar një pyetje që i ka bërë Pep Guardiola: “A ka diell në Palermo?”